Sherri i dhunshëm që paralajmëroi vdekjen e Alex Prettit nga agjentët federalë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.01.2026, 09:32

Ky është momenti që tregon përplasjen fizike mes Alex Prettit dhe agjentëve federalë 11 ditë para se ai të qëllohej për vdekje nga agjentët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare (ICE) në Minneapolis.

Në videon e publikuar nga The News Movement, Pretti shihet duke goditur me shkelm dritën e pasme të automjetit të agjentëve, ndërsa ata ndalojnë, dalin nga makina dhe e rrëzojnë përtokë për disa sekonda para se të largohen me përdorimin e një pajisjeje tymuese. Pretti mban të njëjtën veshje që kishte ditën kur u vra kapelë dhe xhaketë kafe.

Steve Schleicher, avokati i familjes së Prettit, tha për CNN se kjo përballje nuk mund të justifikonte vdekjen e 37-vjeçarit më 24 janar. Pretti, një infermier i kujdesit intensiv, i thyer brinjë gjatë incidentit, nuk përbënte kërcënim për askënd. Dëshmitarë lokalë konfirmuan se protestuesi u rrëzua nga agjentët më 13 janar, ndërsa DHS tha se nuk ka regjistrim të incidentit.

Pamjet e tjera tregojnë Prettin duke u ngritur me vështirësi pas rrëzimit dhe duke folur me agjentët, ndërsa një bombol gazi lotsjellës përdoret ndaj protestuesve. Andy Larson, një banor i Minneapolis, tha për Sahan Journal: “Ishte një shkelm vërtet i fortë”, duke dëshmuar tensionin dhe dhunën që parapriu vdekjen e Prettit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit