“Ura në Vaun e Dejës rrezikon shembjen, Bashkia e Shkrelit nuk ndërhyn”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.01.2026, 09:00

Një banor i Vaut të Dejës ka ngritur alarmin për gjendjen e rënduar të një ure në këtë zonë, duke denoncuar mungesën e ndërhyrjes nga Bashkia Vau-Dejës, e drejtuar nga kryetari Kristian Shkreli.

Sipas tij, pavarësisht problematikës së vazhdueshme, institucioni vendor nuk ka marrë asnjë masë për riparimin e urës, e cila përbën rrezik serioz për qarkullimin.

Banori shprehet se për shkak të dëmtimeve, mjetet pësojnë dëme të shpeshta, ndërsa çdo ditë mbi urë kalojnë edhe kamionë të rëndë, duke shtuar rrezikun e shembjes.

"Përshëndetje, nëse keni mundësi, ju lutem publikoni këtë video. Bashkia Vau-Dejës me kryetar Kristian Shkrelin, nuk ka ndërmend të ndërhyjë për këtë urë, e cila ndodhet në Vaun e Dejës. Vendosa ta dërgoj tek ju me shpresën se mund të gjendet një zgjidhje. Na çahen gomat e makinave aty dhe çdo ditë kalojnë kamionë, ndërkohë që ekziston rreziku real që ura të shembet", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit