Një tjetër tender milionash, një tjetër skemë e errët, të njëjtët emra që rishfaqen mes politikës dhe botës së krimit. Tenderi për furnizimin me internet të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është shndërruar në një tjetër provë se si fondet publike përfundojnë sistematikisht në duart e grupeve të skeduara kriminale, me mbështetje politike në nivelet më të larta nga Mirlinda Karcanaj.

Fituesja kryesore e këtij tenderi është kompania “NISATEL” sh.p.k., në pronësi të Sadrit Danaj, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe SPAK-un, i përfshirë në dosje për veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar ndërkombëtar. Kompania tjetër ortake është MC Networking e Endri Meksit. Të dy kanë fituar mbi 4,1 MILIARD Lekë me TVSH nga Mirlinda e AKSHIT.
Ajo që e bën këtë rast edhe më të rëndë është fakti se drejtor menaxhimi i “NISATEL” deri pak para betimit si deputet ka qenë Arkend Balla, sot deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ndërsa Meksi njihet si lëpirësi besnik i pushtetit por që në këtë tender ka shkuar shumë larg duke bashkëpunuar me kompanitë e kamufluara të deputetëve socialistë.

Pra, njeriu që sot përfaqëson qytetarët në Kuvend ka qenë drejtues i një kompanie të skeduar nga SPAK, ka përfituar pagesa nga kjo kompani deri një ditë para marrjes së mandatit dhe sot sheh ish-kompaninë e tij të përfitojë pjesën më të madhe të një tenderi 7 milionë euro nga shteti shqiptar.
Në të njëjtin tender fitues është edhe “ABISSNET” me mbi 5,5 MILIARD Lekë me TVSH, kompania në pronësi të Koço Kokëdhimës, i cili në të shkuarën ka pasur rol kyç në strukturat e PS-së në Jug.
Kokëdhima ka emëruar Sadrit Danajn kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë, ndërsa Danaj rezulton i dënuar në Itali për trafik droge dhe rrëmbim.
Një tjetër hallkë që tregon se ky tender nuk është rastësi, por vazhdimësi e një skeme të vjetër ku politika, biznesi dhe krimi ndërthuren në mënyrë të qëllimshme.