Vlonjatët pa drita! Dini gjë nga bëhet Vasjan Konomi?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2026, 23:48

Banorët e lagjes së “Çipajve” në Bulevardin e Vlorës po përballen me mungesë të energjisë elektrike që prej orës 05:00 të mëngjesit të ditës së sotme, duke i lënë në pasiguri dhe duke vështirësuar jetën e përditshme.

Sipas banorëve, ata kanë provuar disa herë të kontaktojnë me OSHEE-n Vlorë, ku u është premtuar se problemi do të rregullohej, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete. “Na thonë se do e rregullojmë, por asgjë nuk ka ndryshuar,” thonë ata, të zhgënjyer nga OSHEE.

Kjo situatë nxjerr në pah mungesën e përgjegjësisë dhe vonesat e OSHEE-së, duke krijuar një problem të përsëritur për komunitetin që ndodhet në qendër të qytetit. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një plan të qëndrueshëm për furnizimin me energji elektrike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit