Zbulohet rafineria e drogës në banesën e shqiptarit në Itali, sekuestrohen 34 kg kokainë!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2026, 22:57

Një 54-vjeçar shqiptar dhe tre shtetas kolumbianë janë arrestuar nga policia italiane pas zbulimit të një rafinerie kokaine në Firence.

Autoritetet sekuestruan 34 kilogramë kokainë në banesën e shqiptarit, e cila në treg do të arrinte vlerën prej 700 mijë eurosh. Përveç drogës, policia konfiskoi edhe peshore, presa, furrë, pompa, makineri vakum, qese dhe substanca për përzierje.

Katër të arrestuarit ndodhen në paraburgim në burgun Florence-Sollicciano, sipas urdhërimit të Prokurorisë Publike të Firences. Vendimi për vlefshmërinë e arrestimeve u konfirmua më 22 dhjetor para GIP.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit