Drejtoresha e re e AKU: “Nuk ka rëndësi a është mishi i kalbur, rëndësi ka që pronari të paguajë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.01.2026, 22:03

Nga Ministria e së Vërtetës.

Drejtoresha e re e AKU-së, Blerina Gjylameti, ka përfunduar turin e saj të parë inspektues, duke u dhënë një mesazh të qartë vartësve: "Standardet Europiane nuk arrihen me duar në xhepa, por me duar në xhepat e të tjerëve."

Sipas burimeve, slogani i ri i institucionit "24/24 në detyrë" i referohet faktit që nuk ka orar të papërshtatshëm për të kërkuar "kafen e rradhës". Në mbledhjen me strukturat e Tiranës, drejtoresha mësohet të ketë kërkuar një objektiv të vetëm: asnjë biznes nuk duhet të jetë "i pastër" derisa të vërtetojë bujarinë e tij ndaj inspektorit.

Plani i ri "Siguria mbi të Gjitha" përfshin këto pika kyçe:

  • Detektori i Parave: Inspektorët janë udhëzuar që sapo të hyjnë në një biznes, të mos nuhasin mishin, por frikën e pronarit. Nëse pronari nuk djersin kur sheh bllokun e gjobave, kontrolli duhet të zgjasë deri në 8 orë.
  • Gjoba si mjet negocimi: Çdo inspektor duhet të nisë bisedën me një shifër gjobë prej 5 milionë lekësh. Kjo shërben si "ulje në tavolinë" për të arritur te shifra reale që kalon nën dorë.
  • Laboratori i "Mrekullive": Drejtoresha vizitoi laboratorin ku siguroi stafin se me teknologjinë e re, çdo djathë mund të rezultojë me "bakter ryshfeti" nëse pronari tregohet i kursyer.

"Nuk ka rëndësi nëse ushqimi është i sigurt," mësohet të ketë thënë një zyrtar i lartë gjatë mbledhjes. "Rëndësi ka që 'ushqimi' ynë të jetë i garantuar. Ky është niveli tjetër ku do ta ngrerë AKU-në drejtoresha e re."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit