Mes baltës dhe pluhurit, Bashkia e Vlorës lë mbi 200 familje në harresë totale

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2026, 22:16

Banorët e Rrugës “Remzi Ramo”, pas zonës së Çoles në Vlorë, ngrenë alarmin për kushtet e rënda infrastrukturore në të cilat jetojnë prej vitesh. Bëhet fjalë për një segment rruge prej rreth 700 metrash, ku jetojnë mbi 200 familje, por që vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme, pa asnjë standard minimal urban.

Rruga është e paasfaltuar, e mbushur me gropa, baltë dhe pluhur, duke u bërë pothuajse e pakalueshme gjatë reshjeve të shiut dhe tepër problematike edhe në ditët e zakonshme. Mungesa e ndriçimit publik, kanalizimeve dhe mirëmbajtjes e ka kthyer këtë zonë në një realitet që i përket më shumë mesjetës sesa vitit 2026.

Banorët shprehen se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë Bashkisë Vlorë, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete. Sipas tyre, situata ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetesës, sigurinë e fëmijëve, qarkullimin e mjeteve dhe aksesin e shërbimeve emergjente.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë së Vlorës, me në krye Bruna Mersinin, që të ndërhyjë urgjentisht për shtrimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge, e cila prej vitesh është lënë në harresë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit