Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje, që sipas saj ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen 17.
Denoncuesja shprehet se rreth orës 06:15, një person është futur në automjetin e saj dhe më pas ka hapur derën e bagazhit, duke marrë një palë syze dhe një fshesë me korent me vlerë rreth 500 euro.
Ajo tregon se e kishin harruar bagazhin hapur, çka sipas saj e ka bërë më të lehtë marrjen e sendeve.
Qytetarja thotë se rasti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe se disponon pamje të qarta, ku personi dyshohet se shihet fillimisht duke kontrolluar automjetin dhe më pas duke hapur bagazhin.
Ajo i bën thirrje personit që t’i kthejë mbrapsht sendet e marra, në të kundërt shprehet se do ta denoncojë rastin në polici.
Mesazhi i qytetares për JOQ Albania:
“Si jeni? Në lagjen 17 Durrës, në orën 6:15 të mëngjesit më kanë hapur makinën, duke vjedhur një palë syze dhe një fshesë korenti me vlerë 500€. I kërkoj hajdutit t’i kthejë aty ku i gjeti pasi e kanë kapur kamerat dhe kam video dhe foto të qartë të fytyrës të cilën do ta denoncoj në polici nëse nuk i kthen brenda 48 orësh. (Hajduti ka hyrë brenda në makinë para se të kontrollojë bagazhin, kam video të qartë të fytyrës nga kamera tjetër pasi ka dalë dhe ka hequr kapuçin). E kemi harruar bagazhin hapur, ndaj i mori.”