Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë–Lopës, në kthesën që të çon drejt fshatit Salari.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke sjellë humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit, Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në furgon ndodheshin pasagjerë të tjerë në momentin e aksidentit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.