Vrau me thikë në zemër bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2026, 18:50

Një gjykatë në qytetin Leipzig të Gjermanisë ka shpallur të pafajshëm një shtetas shqiptar 52-vjeçar, i cili akuzohej për vrasjen me thikë në zemër të një bashkëkombasi të tij.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 13 korrik 2024, rreth mesnatës, përballë një lokali, pas një sherri mes dy shqiptarëve. Gjatë konfliktit, viktima, një 39-vjeçar, u godit me thikë në zemër dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë gjatë natës për shkak të plagëve të marra.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokuroria kërkoi dënimin e 52-vjeçarit me shtatë vite burg, duke e konsideruar ngjarjen si vrasje. Megjithatë, trupi gjykues arriti në përfundimin se veprimi mund të jetë kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Për këtë arsye, gjykata vendosi shpalljen e pafajësisë dhe lirimin e menjëhershëm të të pandehurit. Sipas mediave gjermane, shqiptari la sallën e gjyqit si njeri i lirë dhe do të përfitojë gjithashtu dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim.

Vendimi ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa çështja konsiderohet e mbyllur në shkallën aktuale të gjykimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit