Indonezi: Rrëshqitja e dheut “përpin” kamionin, shoferi largohet me shpejtësi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.01.2026, 19:43

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka kapur momentin e frikshëm kur një rrëshqitje dheu godet një minierë nikeli në Indonezi, duke detyruar punëtorët të largohen me vrap për të shpëtuar.

Pamjet, të filmuara nga brenda një kamioni, tregojnë një shofer teksa ndodhet në kabinën e mjetit të tonazhit të rëndë. Brenda pak sekondash, ai kupton rrezikun, heq rripin e sigurimit dhe del me nxitim nga mjeti, ndërsa jashtë shihen punëtorë të tjerë që vrapojnë në panik.

Teksa rrëshqitja intensifikohet, një automjet tjetër i rëndë shihet duke u shtyrë nga masa e dheut dhe më pas përmbyset, ndërsa pluhuri dhe dheu mbulojnë gjithçka, duke e bërë pamjen pothuajse të padukshme.

Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur në minierën e nikeli PT Mega Haltim Mineral (MHM) në zonën East Halmahera, në provincën North Maluku. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse ka viktima nga kjo rrëshqitje e regjistruar në video.

Ngjarja vjen në një kohë kur Indonezia po përballet me një seri rrëshqitjesh të rrezikshme dhe shpesh fatale, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Raportohet se vetëm këtë javë, një rrëshqitje masive dheu në Pasir Langu, në rajonin e West Java, ka shkaktuar të paktën 34 viktima, ndërsa 32 persona rezultojnë ende të zhdukur. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, por kushtet e motit e kanë vështirësuar ndërhyrjen.

Indonezia njihet si një vend i rrezikuar nga rrëshqitjet gjatë sezonit të musoneve, sidomos në zonat kodrinore dhe ato ku zhvillohet aktivitet intensiv minerar, ku reshjet e gjata destabilizojnë terrenin dhe shpatet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit