Pogaj për burg, i jep 1.6 MILIARDË Lekë oligarkëve të Shëndetësisë! Gostiten Allajbeu dhe Karathanos

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2026, 18:32

S'po i vjen fundit korrupsionit në OBP e drejtuar nga Arlinda Pogaj...

Një tender i zhvilluar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për furnizimin me reagentë laboratorikë që përdoren në analizat e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive është shpallur fitues “Pegasus” sh.p.k dhe “Evita” sh.p.k.

Një shërbim jetik për shëndetin publik me një fond limit prej 1.6 MILIARDË Lekësh i është dhënë të dy oligarkëve të shëndetësisë Klodian Allajbeu, zotërues perspektivisht të koncesionit të Hemodializës dhe Janos Karathanos atij të Laboratorëve.

Por ajo që ngre alarmin është fakti se oferta fituese është pothuajse identike me fondin limit, 99.9% e tij, ndërsa kompania tjetër e cila mori pjesë në garë u skualifikua, pavarësisht se kishte paraqitur një ofertë 51 milionë lekë më të ulët.

Në vend që të zgjidhej oferta më ekonomike, siç e parashikon logjika dhe interesi publik, Pogaj vendosi të përjashtojë kompaninë që do t’i kursente buxhetit të shtetit 51 MILIONË Lekë dhe gostiti oligarkët e Shëndetësisë, teksa pak javë më parë i dha mbi gjys miliardë lekë Alajbeut.

Ky tender ka për qëllim furnizimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, një institucion jetik për sigurinë e gjakut që përdoret për transfuzione. Megjithatë, edhe në një sektor kaq sensitiv, kriteri ekonomik dhe interesi publik duket se janë lënë në plan të dytë.

Në një kohë kur sistemi shëndetësor vuan nga mungesa e fondeve, pajisjeve dhe shërbimeve cilësore, milionat vazhdojnë të përqendrohen në duart e pak biznesmenëve, përmes procedurave që gjithnjë e më shumë janë tenderë të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit