Makina del nga rruga dhe bie nga ura e Spatharit, 3 të plagosur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.01.2026, 16:41

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në zonën e njohur si “Ura e Spatharit”, në Vaun e Dejës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujë. Sipas informacioneve paraprake, në mjet ndodheshin 3 persona.

Fatmirësisht, të dy kanë arritur të dalin nga automjeti dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit