Lihet në burg babai që plagosi vajzën me thikë: Sherrin nuk e nisa unë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2026, 16:29

Jam i pafajshëm dhe kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë.” Këto ishin fjalët e 56-vjeçarit Mikel Ndoj në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura.

Ai u arrestua dy ditë më parë, pasi plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një koleg të saj, i cili tentoi ta mbronte. Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e kryer nga policia.

Sipas burimeve, 56-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për ngjarjen, pavarësisht se ndaj tij ekzistojnë dëshmi dhe pamje filmike të sekuestruara nga policia. Përkundrazi, ai ka mohuar përgjegjësinë për veprën penale.

Prindërit e vajzës ishin të ndarë prej gjashtë vitesh, pas episodeve të dhunës në familje. Pas ndarjes, Ndoj ishte larguar drejt Italisë, ku kishte vuajtur edhe dënim me burg. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më në familje.

Kjo situatë dyshohet se ka çuar 56-vjeçarin drejt aktit të dhunshëm, duke iu drejtuar vajzës së tij në vendin ku ajo punonte dhe duke e plagosur me thikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit