Hakuna Matata, Timon dhe Pumba shokë dhe në realitet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.01.2026, 16:32

Një video e veçantë nga një kopsht zoologjik në Emiratet e Bashkuara ka tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në rrjetet sociale, duke treguar një nuselale dhe një derrkuc të egër që jetojnë së bashku në harmoni të plotë. Dy kafshët shfaqen duke qëndruar pranë njëra-tjetrës, duke ndarë hapësirën dhe duke u sjellë si miq të pandashëm, në një skenë që shumë e kanë krahasuar me miqësinë e famshme Timon dhe Pumba të filmit “Mbreti Luan”.

Pamjet e adhurueshme u përhapën me shpejtësi, duke u bërë virale dhe duke grumbulluar miliona shikime. Sjellja e tyre e pazakontë ka ngjallur kureshtje dhe emocione pozitive te publiku, i cili ka reaguar me komente dhe shpërndarje, duke e cilësuar këtë miqësi si një shembull të rrallë bashkëjetese mes dy specieve të ndryshme.

Sipas shkencëtarëve, lidhje të tilla, lidhen kryesisht me mbijetesën. Nuselalet shërbejnë si vrojtues ndaj rrezikut, ndërsa derrkucat ndajnë ushqimin dhe ofrojnë mbështetje në raste përballjeje, duke krijuar kështu një bashkëpunim që i sjell dobi të dyja palëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit