Një banor nga fshati Pojan, bashkia Maliq, ka shprehur shqetësimin e tij për plehrat që janë lënë në hyrje të fshatit, duke e prishur pamjen dhe duke u kthyer në një problem për banorët.
“Përshëndetje JOQ! Ja ku na i lanë plehrat Gëzim Topçiu, kryebashkiaku, pashai i Maliqit. Këtu jemi në hyrje të fshatit Pojan, bashkia Maliq, qarku Korçë”, shkruan banori.
Sipas banorëve të zonës, kjo gjendje po zgjat prej kohësh dhe po kalohet pa u vënë re nga bashkia. Ata thonë se nuk kërkojnë gjëra të mëdha, por vetëm pastërti dhe kujdes, pasi hyrja e fshatit është fytyra e zonës dhe nuk duhet të lihet në këtë gjendje.