Gjuajtje me armë në Podujevë, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2026, 14:36

Një incident me armë zjarri është raportuar të mërkurën rreth orës 13:30 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Rreth orës 13:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar. Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur tutje se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar si shkak i gjuajtjes me armë zjarri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit