Banorët e Vau Dejës kanë përveshur mëngët për të rregulluar vetë pedonalen e lagjes së tyre, pasi bashkia me kryetar Kristian Shkreli nuk ka bërë asgjë për ta përmirësuar. Zona ishte bërë e rrezikshme për këmbësorët, por institucionet lokale nuk reaguan.
"Përshëndetje, banorët e Bashkisë Vau Dejës po marrin iniciativën për të rregulluar vetë pedonalen, pasi bashkia me kryetar Kristian Shkrelin nuk ka ndërmarrë asnjë masë", shkruan banori për JOQ.
Banorët kërkojnë siguri dhe kushte më të mira për komunitetin e tyre, duke marrë vetë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e rrugës. Veprimi i tyre nxjerr në pah moskujdesin e bashkisë dhe indiferencën ndaj nevojave të qytetarëve.