Shqetësuese: Fëmijët 9-10 vjeç po përdorin drogë në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.01.2026, 12:01

Pas raportimeve se në Kosovë edhe fëmijë të moshës 9–10 vjeç po konsumojnë drogë, në emisionin Kosova Live, përmes një interviste, erdhi konfirmimi edhe nga Qendra e Trajtimit “Labirint”, e cila merret me parandalimin e abuzimit me drogë dhe alkool, si dhe trajtimin e varësisë nga substancat narkotike dhe alkooli.

Muharrem Ademi, përfaqësues i kësaj qendre, konfirmon se një gjë e tillë është e vërtetë, ani pse janë raste të izoluara, ku edhe ka treguar disa nga arsyet pse kjo dukuri po ndodh.

Sipas tij, kureshtja, presioni i bashkëmoshatarëve dhe normalizimi i përdorimit të substancave në shoqëri janë ndër faktorët kryesorë që po i shtyjnë fëmijët të provojnë drogën në moshë kaq të hershme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit