Vrau bashkëkombësin në Gjermani, shqiptari lirohet dhe merr dëmshpërblim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.01.2026, 11:40

Një shtetas shqiptar 52-vjeçar është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Qarkut në Leipzig për vrasjen me thikë të një bashkëkombësi 39-vjeçar, ngjarje e ndodhur më 13 korrik 2024 në Eisenbahnstrasse.

Sipas dosjes gjyqësore, gjatë një përleshjeje para një bari rreth orës 23:30, i akuzuari kishte goditur viktimën me një thikë rreth 15 centimetra në zonën e zemrës. I plagosuri u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë gjatë natës si pasojë e plagëve të marra.

Pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, gjykata vendosi se vrasja mund të ketë ndodhur në rrethana vetëmbrojtjeje, duke u mbështetur në parimin juridik “dyshimi shkon në favor të të akuzuarit”.

Prokuroria kishte kërkuar dënimin e 52-vjeçarit me shtatë vjet burg për vrasje, por kërkesa u rrëzua nga trupi gjykues.

I akuzuari u largua nga gjykata si njeri i lirë dhe do të përfitojë gjithashtu kompensim financiar për periudhën e paraburgimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit