GJKKO dënon Habilajt! Moisi 10 vite, Nezar 8 për trafik droge, çështja për Minaj e Sulaj e pushuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.01.2026, 11:13

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka dhënë vendimin për grupin Habilaj, duke dënuar Moisi Habilajn me 10 vite burgim dhe Nezar Seitin me 8 vite për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Moisi Habilaj u shpall fajtor për katër episode trafiku droge në Shqipëri dhe Itali gjatë viteve 2013-2017, ndërsa Seiti për katër episode drejt Italisë. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet e tyre u ulën nga 15 dhe 12 vite në 10 dhe 8 vite burgim përkatësisht.

Ndërkohë, çështja për Fatmir Minaj dhe Maridian Sulaj u pushua, pasi të njëjtit ishin dënuar më parë për të njëjtat vepra penale. Vendimi përfshin edhe sekuestrimin e mjeteve të përdorura për trafik, përfshirë një gomone me motor dhe pajisje të tjera, të cilat kalojnë në favor të shtetit. Shpenzimet proceduriale i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtor në mënyrë solidare.

GJKKO ka sqaruar se kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Vuajtja e dënimit do të fillojë menjëherë dhe do të zhvillohet në burgje me siguri të lartë, ndërsa vendimi përfundimtar vlerëson përgjegjësinë e plotë të Habilajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në trafikun e drogës drejt Europës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit