“Ora e Kiametit” është zhvendosur më afër mesnatës se kurrë më parë, duke sinjalizuar rreziqet ekstreme me të cilat përballet njerëzimi. Sipas Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, ora aktualisht tregon 85 sekonda deri në mesnatë, një rekord i ri krahasuar me 89 sekondat e vitit të kaluar. Metaforikisht, mesnata simbolizon fundin e botës, ndërsa lëvizjet e orës pasqyrojnë kërcënimet globale.
Ekspertët e shkencës dhe sigurisë bërthamore kanë vënë në krye të listës rreziqet që lidhen me armët bërthamore. Sjellja agresive e fuqive si Rusia, Kina dhe SHBA-ja, si dhe tensionet ndërkombëtare, kanë shtuar shqetësimet e shkencëtarëve për një konflikt që mund të ketë pasoja katastrofike për planetin.
Përveç kërcënimeve bërthamore, faktorë të tjerë përfshijnë luftën në Ukrainë, bombardimet e Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli, si dhe përplasjet kufitare midis Indisë dhe Pakistanit. Drejtoresha ekzekutive e Buletinit, Alexandra Bell, thekson se këto krizë të shumta bashkërisht e kanë afruar simbolikisht “fundin e botës” më pranë se kurrë.