Vasili, tifozi shqiptar i PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rumani

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.01.2026, 09:51

Personi në foto është i riu shqiptar Vasil Pilo, i cili humbi jetën tragjikisht këtë të martë në një aksident të rëndë rrugor në Rumani, së bashku me gjashtë tifozë të tjerë të PAOK-ut. Furgoni me tifozë, i nisur nga Greqia drejt Francës për ndeshjen e Europa League kundër Lyonit, u përfshi në një aksident fatal në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Si pasojë e përplasjes, shtatë persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë, mes tyre edhe një tjetër shtetas shqiptar, Genci Sadiku, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Viktimat ishin të rinj, të moshave 25–27 vjeç, ndërsa sipas mediave greke, disa prej tyre vinin nga rajoni i Imathias dhe Pierias.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në Greqi dhe në radhët e tifozëve të PAOK-ut. Në Selanik, janë organizuar homazhe në stadiumin e klubit, ku tifozët po vendosin lule dhe mesazhe përkujtimore në nderim të viktimave, ndërsa autoritetet rumune vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit