Protestoi para Kryeministrisë për Palestinën, vogëlushit i arrestojnë të ëmën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2026, 01:32

Protesta kundër vizitës së kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe qëndrimeve të tij në mbështetje të politikave izraelite ndaj Gazës u shoqërua me ndërhyrje të policisë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Tubimi paqësor, i organizuar nga aktivistë dhe qytetarë në mbështetje të Palestinës, u pengua nga forcat e rendit të cilat ngritën kordon sigurie dhe nuk lejuan grumbullimin para Kryeministrisë.

Gjatë ndërhyrjes, policia shoqëroi dy aktivistë, njëra prej tyre Eriselda Balliu, kjo e fundit nëna e vogëlushit Joni fotoja e të cilit duke pritur pas hekurave të komisariatit të ëmën ka shkaktuar reagime të forta në radhët e protestuesve dhe opinionit publik.

Ndalimi i aktivistëve përbën një shkelje të së drejtës për tubim dhe shprehje të lirë sipas zërave kritikë në rrjet të cilët kanë kërkuar menjëherë lirimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit