Vasil Pilo, shqiptari që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut në Rumani

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.01.2026, 00:30

Personi që shfaqet në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin e rëndë rrugor në Rumani, ku u përfshinë tifozë të ekipit grek PAOK i Selanikut.

Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën pranë qytetit Lugoj, ndërsa një furgon me tifozë të PAOK-ut po udhëtonte drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Olympique Lyon, e vlefshme për Europa League.

Si pasojë e aksidentit, shtatë persona humbën jetën në vend, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Mes të plagosurve është edhe një shtetas shqiptar, Genci Sadiku, i cili po merr trajtim mjekësor në spital.

Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa familjarët, miqtë dhe komuniteti i tifozëve të PAOK-ut janë tronditur nga humbja e rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit