Ndryshimet në Kodin Penal që pritej të miratoheshin sot në seancën plenare, përfshijnë dekriminalizimin e pjesshëm të veprës penale të shpifjes për gazetarët. Qeveria e ka përpiluar në mënyrë të tillë që nga ky ligj të shpëtojnë vetëm lëpirësit e pushtetit ata që i thurin lajka Ramës dhe Rilindasve.
Nisma, e propozuar nga mazhoranca socialiste me arsyetimin e përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian, ka hasur në kundërshtime të forta nga organizatat e medias dhe shoqëria civile. Këto të fundit kërkojnë dekriminalizim të plotë të shpifjes, duke e konsideruar projektin aktual të pamjaftueshëm dhe të rrezikshëm për lirinë e shprehjes.
Sipas paketës së depozituar në Kuvend, përjashtimi nga ndjekja penale vlen vetëm për veprën e shpifjes dhe vetëm për gazetarët “e regjistruar dhe të njohur”, me pak fjalë për zarat e qeverisë...
Ndërkohë, vepra e fyerjes mbetet ende penale, çka sipas kritikëve krijon një mekanizëm alternativ presioni dhe ruan efektin frenues ndaj shprehjes së lirë në publik.
Qeveria ofron dekriminalizim të pjesshëm dhe sinjalizon qartë për kufizim “me regjistër” të profesionit të gazetarit.
Paketa e dërguar në parlament parashikon përjashtim penal vetëm për shpifjen. Ai vlen për gazetarë “të regjistruar dhe të njohur” teksa fyerja mbetet vepër penale si një rrugë alternative përndjekjeje dhe që ruan ende efektin frenues mbi shprehjen publike.
Sipas propozimit, (që ndryshon Nenin 120 për Shpifjen): “Një gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi, […] nuk mban përgjegjësi penale për veprën e shpifjes […] kur:
-qëllimi është informimi i publikut mbi çështje me interes; -në momentin e publikimit, nuk ka […] dijeni se informacionet faktike janë të rreme dhe ka bërë përpjekje të arsyeshme për të verifikuar saktësinë e tyre; -pasi të jetë informuar […] se informacionet janë haptazi të rreme […], ai vepron pa vonesë për të bërë një përgënjeshtrim ose sqarim;