Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shqyrtoi më 24 janar 2026 çështjen për personat nën hetim lidhur me futjen e lëndëve narkotike në burg.
Trupi gjykues vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të dyshuarit N.K., G.S. dhe E.K., të cilët ishin caktuar më parë me vendim të datës 19 dhjetor 2025.
Të tre do të qëndrojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, në mënyrë që të jenë në dispozicion të organit procedues. Ekzekutimi i vendimit do të bëhet nga prokuroria pranë gjykatës.
Gjykata urdhëroi gjithashtu që shpenzimet procedurale dhe shpërblimi për avokatin e caktuar, R.H., të paguhen nga Zyra e Buxhetit Gjyqësor.