Tragjedia e tifozëve të PAOK në Rumani: identifikohet viktima e dytë shqiptare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.01.2026, 19:52

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur të martën në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të klubit grek PAOK. Autoritetet kanë konfirmuar identitetin e viktimës së dytë shqiptare, duke e çuar në dy numrin e shtetasve shqiptarë që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë.

Pas Vasil Pilos, viktima tjetër shqiptare është identifikuar si Genci Sadiku. Dy të rinjtë shqiptarë udhëtonin në të njëjtin mjet, i cili u përplas drejtpërdrejt me një kamion, duke rezultuar fatal për të gjithë personat që ndodheshin në furgon.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit. Nga videot rezulton se furgoni me të cilin udhëtonin shtatë tifozët po lëvizte në korsinë e gabuar, çka solli përplasjen “kokë më kokë” me mjetin e tonazhit të rëndë.

Autoritetet rumune vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur jo vetëm komunitetin e tifozëve të PAOK, por edhe opinionin publik në Shqipëri dhe Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit