Operacion antidrogë në Lombardi dhe Piemonte: 17 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2026, 19:38

Autoritetet italiane kanë finalizuar një operacion të gjerë antidrogë në rajonet e Lombardisë dhe Piemontes, duke çuar në arrestimin e 17 personave të përfshirë në trafik dhe posedim lëndësh narkotike.

Operacioni u shtri në provincat e Bergamos, Breshias, Torinos dhe Verbanias, ku u sekuestruan 7 kilogramë hashash, 700 gramë kokainë si dhe mbi 84 mijë euro para të gatshme, të dyshuara si përfitime nga aktiviteti kriminal.

Të arrestuarit janë 10 shtetas italianë, 6 marokenë dhe 1 shqiptar, të gjithë me precedentë penalë. Ata u identifikuan pas një hetimi të nisur në prill të vitit 2024, që zbuloi një rrjet të strukturuar trafiku kanabisi dhe kokaine, me një xhiro mujore rreth 400 mijë euro.

Sipas hetuesve, qendra operative e rrjetit ishte komuna Pian Camuno, në provincën e Breshias, e përdorur si pikë kryesore për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Metodat e shitjes u dokumentuan në detaje nga kamerat e vëzhgimit të instaluara nga Karabinierët. Blerësit mbërrinin në këmbë ose me skuter në një rrugicë anësore, ndërsa trafikantët fshiheshin mes shkurreve. Shkëmbimi i parave dhe drogës realizohej shpejt, mbi një mur të ulët, për të shmangur vëmendjen.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit