Agjentja imobiliare kërkon të shesë vilën duke tallur Ismail Qemalin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.01.2026, 19:48

Niveli i marketingut në disa agjenci imobiliare në Shqipëri po ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje, veçanërisht kur përpjekja për të tërhequr vëmendje kalon kufijtë e etikës dhe respektit publik. Një video e publikuar së fundmi në faqen e një agjencie shqiptare të shit-blerjes së pronave ka shkaktuar reagime për mënyrën se si përdoret historia për qëllime thjesht tregtare.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, një vajzë e prezantuar si agjente imobiliare shfaqet duke sajuar një rrëfim banal dhe denigrues për Ismail Qemalin, figurën qendrore të Pavarësisë së Shqipërisë. Historia, pa asnjë bazë faktike apo kontekst historik, duket se shërben vetëm si një mjet i improvizuar për të promovuar vilën që agjencia ofron për shitje.

Përdorimi i figurave kombëtare në këtë mënyrë ka ngjallur kritika, pasi për shumëkënd përbën jo vetëm mungesë profesionalizmi, por edhe mungesë respekti ndaj simbolikës historike. Në vend që të theksohen vlerat reale të pronës, vendndodhja, arkitektura apo kushtet, videoja mbështetet te tallja dhe sensacionalizmi për të gjeneruar klikime dhe shikime.

Rasti në fjalë shihet nga opinion publik si një shembull i qartë i nivelit mediokër të marketingut që po përdoret nga disa agjenci, ku çdo mjet konsiderohet i pranueshëm për sa kohë shërben për të shitur. Reagimet në rrjet sugjerojnë se një qasje e tillë jo vetëm që nuk e ndihmon imazhin e sektorit imobiliar, por rrezikon ta diskreditojë edhe më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit