SPAK dërgon për gjykim 10 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2026, 19:18

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal nr. 141/1 të vitit 2023, ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe krijim e pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Në kuadër të këtij procedimi janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët dyshohet se kanë vepruar si një rrjet kriminal i mirëorganizuar me shtrirje ndërkombëtare, në bashkëpunim me organizata kriminale në Amerikën Latine, për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas SPAK, të pandehurit Aldi Zonja, Artjon Çaushllari (alias Gjika), Ismajl Abdurrahmani, Jose Ramon Zacarias Vasquez dhe Geis Sejfullai akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për drejtimin e këtij grupi.

Ndërkohë, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez, Samuel Alfonso Moreno Serrano dhe Endi Sejdini akuzohen për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Artjon Çaushllari (alias Gjika) akuzohet gjithashtu për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në ambientet e një banese dhe në lokalin “Bar Tahiti”, në pronësi të Baki Huqit, në fshatin Manzë të Durrësit, gjatë datave 7–8 shkurt 2024.

Për të njëjtin episod, Klajd Birçe, Hiwlenn Ledezma Narvaez dhe Baki Huqi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ndërsa Geis Sejfullai akuzohet edhe për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal kishte përgatitur infrastrukturën për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave të deklaruara si “lëkurë gjedhësh”, brenda të cilave u gjetën të fshehura 90 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 3.6 milionë euro. Ngarkesat mbërritën në Portin e Durrësit në muajt korrik dhe nëntor 2024 dhe u magazinuan në

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit