Kush është gangsteri me “Range” që zapton rrugët e Durrësit?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.01.2026, 17:22

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në qytetin e Durrësit, duke ngritur edhe një herë pikëpyetje serioze mbi barazinë para ligjit.

Në videon e mbërritur në redaksi, shihet qartë një automjet tip Range Rover i cili ka bllokuar plotësisht qarkullimin, duke u parkuar në mes të rrugës, pa asnjë shqetësim dhe pa asnjë masë ndëshkuese. Qytetarët detyrohen të ndalojnë, të devijojnë ose të presin, ndërsa rruga publike shndërrohet në pronë private.

Brenda automjetit ndodhet një karton identifikues, i cili i përket një institucioni shtetëror, qoftë ministri apo bashki. Sipas qytetarit denoncues, prania e këtij kartoni mjafton që asnjë efektiv policie të mos guxojë të vendosë gjobë apo të ndërhyjë.

Pra, jo ligji, jo rregullat e qarkullimit, por kartoni në xham vendos kush është mbi ligjin dhe kush jo.

Ngjarje të tilla nuk janë më përjashtim, por po shndërrohen në normë. Ato ushqejnë bindjen se në këtë vend ekzistojnë dy kategori qytetarësh: ata që ndëshkohen për çdo shkelje minimale dhe ata që, falë një simboli pushteti, mund të bllokojnë rrugë, qytete dhe durimin e njerëzve pa asnjë pasojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit