Makina digjet prej 30 minutash, zjarrfikësja s’duket kund!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2026, 17:24

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas raportimeve të qytetarëve nga vendngjarja, automjeti ka qenë në flakë për mbi 30 minuta, ndërkohë që asnjë mjet zjarrfikës nuk ka mbërritur për të ndërhyrë dhe shuar zjarrin.

Një dëshmitar shkruan: “Makina ka marrë flakë në autostradë! Zjarrfikësja nuk ka ardhur prej gjysmë ore, te Liqeni i Thatë.

Nga pamjet e siguruara nga JOQ, në vendngjarje shihen punonjës të Policisë, ndërsa mungon prezenca e shërbimit zjarrfikës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit