SI SOT/ Metaliaj i 4 A-M mori 5 miliardë lekë, por Durrësi përmbytet me një pikë shi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 15:06

Më 27 janar 2021 denoncuam publikisht se Ardit Metaliaj, përmes kompanisë së tij “4 A-M”, ishte ndër përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike. Flitet se ai është mik i ngushte me oligarkun Bashkim Ulaj, madje ka zëra se në fakt pas kësaj kompanie fshihet vetë Ulaj. “4 A-M” rezultoi fituese e një sërë tenderash me vlera kolosale, duke vënë në pikëpyetje serioze konkurrencën dhe transparencën e procedurave.

Një nga rastet më të përfolura ishte tenderi me numër reference REF-81356-12-07-2020, me objekt “Rikonstruksion në rrjetin ekzistues të qytetit të Durrësit, zona 10 dhe 13/1”, i zhvilluar nga Bashkia Durrës. Në këtë procedurë, ku morën pjesë tre kompani apo bashkime kompanish, fituese u shpall “4 A-M” e Ardit Metalisë, ndonëse kishte paraqitur ofertën më të lartë: rreth 393 milionë lekë të reja pa TVSH, ose afro 5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Dy ofertat e tjera, ndjeshëm më të ulëta, njëra rreth 1.6 miliardë lekë të vjetra më pak, u skualifikuan, duke ushqyer dyshimet se fituesi ishte i paracaktuar.

Sot, ndërkohë që këto para tashmë janë shpenzuar, Durrësi vazhdon të përmbytet me çdo reshje shiu. Hektarë tokash, shtëpi dhe biznese gjenden nën ujë, sa bie një pikë shi, ndërsa banorët përballen me rrezik real për jetën dhe pronën. Kontrasti mes miliardave të dhëna për Metaliajn që të rregullojë ujësjellësin e Durrësit dhe realitetit aktual, që qyteti mbytet edhe nga një shi i zakonshëm, ngre pyetje të rënda për cilësinë e punimeve dhe fatin e parave publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit