“Kanë urdhër nga shefi!” Policia Bashkiake në Librazhd mbush shoferët me gjoba

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2026, 15:59

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd, ku punonjësit e Policisë Bashkiake kanë marrë urdhër për të gjobitur shoferët e linjave të furgonëve që bëjnë transportin e pasagjerëve të fshatrave.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, një shofer thotë se u gjobit kot teksa kishte parkuar furgonin e tij në një pikë karburanti.

Ai tregon se punonjësit e Policisë i thanë që “ke plotësisht të drejtë”, por i vendosën një gjobë me argumentin se ka “shkelur orarin”. Në fakt ai shton se nuk ishte fare në punë dhe furgoni ishte bosh në momentin e gjobës, por policët kishin marrë urdhër nga shefi i tyre Shefqet Gurra për të gjobitur shoferët.

Denoncuesi shkruan: “Përshëndetje JOQ! Jam një qytetar nga Librazhi dhe kam një linjë autobusi në një fshat. Isha i parkuar në një karburant, në momentin kur vjen Policia Bashkiake dhe vend gjobë duke thënë që kemi urdhër. Unë nuk e kuptoj këtë gjë! Tha kemi urdhër nga shefi, sikur e shikoni në video është duke folur në telefon me shefin që i thotë të vendosë gjobë. Shefi i këtyre është Shefqet Gurra.

Kjo praktikë është totalisht e palogjikshme dhe logjikisht e jashtëligjshme, pasi punonjësit e policisë duhet të zbatojnë përcaktimet që parashikon ligji, dhe jo tekat e eprorëve të tyre.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet do të bëjnë një reagim zyrtar për të sqaruar këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit