Banorët e fshatit Palaq në Vorë pa drita prej mbi 6 muajsh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 14:33

Banorët e fshatit Palaq, në bashkinë Vorë, vijojnë të përballen mbi 6 muajsh me mungesën e energjisë elektrike. Sipas tyre, situata është bërë e padurueshme, ndërsa në zonë konstatohet edhe infrastruktura e dëmtuar elektrike, me shtylla të rëna dhe linja jashtë funksionit.

Qytetarët shprehen se mungesa e energjisë ka paralizuar jetën e përditshme, pasi nuk kanë energji as për pompa uji dhe as për freskuese, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta. Ata theksojnë se në fshat ka fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të cilët po vuajnë më së shumti pasojat e kësaj situate.

Banorët e Palaqit deklarojnë se janë ankuar vazhdimisht pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikthimin e energjisë elektrike dhe riparimin e rrjetit, duke theksuar se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit