“2A Group” po më merr ‘dheun e tokës sime, Policia s’më jep zgjidhje”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.01.2026, 14:29

Një situatë e paprecedentë po ndodh në Novoselë të Vlorës me pronën e shtetasit Ilir Moçka, ‘dheu i së cilës pretendohet se po merret pa leje nga firma “2A Grup” që po punon në ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, kamionët e firmës Kosovare me administrator shtetasin Kushtrim Krivaqa, kanë shkuar mbrëmë në pronë dhe kanë filluar të mbushen me ‘dhe, duke pretenduar se kanë një leje të lëshuar nga Bashkia Vlorë.

Nga ana tjetër, Ilir Moçka i cili është pronar i tokës sipas dokumentave të ligjit “7501”, thotë se nuk ka asnjë dijeni për këtë leje e cila po i cënon pronën. Të gjendur përballë këtij absurdi, pronarët kanë njoftuar Policinë, por dhe këta të fundit nuk kanë dhënë një zgjidhje problemit.

Punonjësit e policisë shfaqen në pamje duke i thënë pronarit se firma ka një leje nga Bashkia Vlorë, dhe se ata nuk mund të ndalonin punimet, por e vetmja gjë që kishin në dorë është të merrnin një kallëzim penal të pretenduesit të pronës.

Ilir Moçka kërkon që kjo situatë të marrë një zgjidhje të drejtë, dhe abuzimi me pronën e tij të ndalojë një orë e më parë.

Në mesazhin e plotë të dërguar redaksinë tonë, denoncuesi shkruan: “Përshëndetje JOQ! Dua të denoncoj një rast vjedhje në Novoselë të Vlorës, ku po cënohet toka e Ilir Thoma Moçka. Firma “2A grup” merr ‘dhe pa lejen e pronarit, pasi pretendojnë që kanë marrë një leje nga Bashkia e Vlorës por pronari i tokës nuk është fare në dijeni as nga firma që merr dheun as nga bashkia që ka dhënë lejen.

Erdhën forcat e Policisë nga Vlora por nuk i ndaluan punimet. Vetëm i thanë pronarit të bëjë një kallëzim në Polici. Po si mund të ndodhë kështu?

Vjen policia, po të prishin pronën, nuk ndalon keqbërësit por detyron pronarin e tokës të bëjë kallëzim dhe kamionët vazhdojnë masakrën në mes të natës. Policia pretendon që janë marrë dje dhe kanë leje në rregull firma “A2 grup”. Pronari nuk di asgjë! Si mund të merret leje pa miratimin e pronarit, dhe si mund të ndodhë që kur ka konflikt të ndalohet vetëm njëra palë?!

Mund të gjejmë drejtësi te ky vend që jemi bërë të ikim natën?

Dokumentat që pretendojnë pronësinë:

Administratori i "2A Group":

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit