Infermiere Dëshira, e ndjera që u aksidentua rrugës për të shërbyer në fshatrat e Gramshit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 13:03

Personi në foto është infermierja Dëshira Hoxha, 43 vjeçe, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor të ndodhur ditën e djeshme në Gramsh. Ajo ishte një profesioniste e përkushtuar e shërbimit shëndetësor, nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e dashur, e njohur për humanizmin dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

Pas ngjarjes së rëndë, Urdhri i Infermierit të Shqipërisë reagoi me dhimbje dhe trishtim të thellë, duke e cilësuar Dëshira Hoxhën si një shembull fisnik të misionit infermieror. Në mesazhin e ngushëllimit, Urdhri shprehu solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët, duke theksuar se kontributi i saj do të mbetet i paharruar.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Gramsh–Porocan”, kur kamioni që drejtohej nga Shaban Kotorri, 38 vjeç, humbi kontrollin dhe u rrëzua në një humnerë. Si pasojë humbi jetën infermierja Dëshira Hoxha, ndërsa bashkëudhëtarja Albana Boja, 39 vjeçe, mbeti e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Të gjithë ishin pjesë e personelit të shërbimit në zonat rurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit