Pavarësisht se marrëveshja për heqjen e vizave u miratua më 1 mars 2025 në Rabat, Marok dhe u shpall si një arritje diplomatike e madhe për të fuqizuar pasaportën shqiptare, realiteti është krejt tjetër! Vizat me Marokun për shqiptarët nuk janë hequr!
Konsulli i Marokut në Shqipëri konfirmon se qytetarët shqiptarë duhet të përmbushin një seri dokumentash për marrjen e vizës dhe të paguajnë një kosto prej rreth 200€.
Dokumentat për të marrë vizën marokene:
Koha e përpunimit: 3-4 javë
Pagesa: DHL + taksë vize 180€
Megjithëse qeveria shqiptare që një vit më parë kishte njoftuar lehtësimin e procedurave për shtetasit shqiptarë për qëndrime të shkurtra duke hequr vizat, ky mbetet një vendim gojor, që ende nuk është zbatuar në praktikë.
Marrëveshja është nënshkruar nga ish-ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani, por ende nuk është konkluduar nga ajo në detyrë Elisa Spiropali e cila siç duket quan detyrë hiperbolizimin e Ramës si "udhëheqës i respektuar botërisht" duke ia vënë fjalët në gojë Trump.