Festimja në gjumë, shupenzakët me lopata rregullojnë vetë rrugën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 12:45

Gjendja e rrugës në fshatin Gjuras, në njësinë administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë, është kthyer në një simbol të neglizhencës institucionale. Edhe pse bëhet fjalë për rreth 2 kilometra rrugë, prej vitesh aty nuk është hedhur as edhe një kamion i vetëm me zhavorr. Pamjet flasin vetë, baltë, gropa dhe vështirësi për qarkullim në një zonë që duket se është harruar plotësisht nga pushteti vendor.

Përballë mungesës së çdo reagimi nga Bashkia Bulqizë, me kryetare Festime Mjeshtrin, të rinjtë e fshatit janë detyruar të dalin vetë për të rregulluar rrugën me krahë, duke bërë punën që duhet ta kryejë shteti. Ky realitet i hidhur ngre pikëpyetje serioze mbi prioritetet e institucioneve lokale dhe trajtimin e zonave rurale, ku qytetarët po lihen të përballen të vetëm me problemet bazë të jetesës.

Festime, zgjohu! Detyra jote është të shërbesh qytetarët, jo t’i lësh të hapin rrugët me lopata. Rruga në Gjuras dhe banorët e fshatit kanë nevojë për ndërhyrje urgjente.

"Përshëndetje JOQ! Kjo është gjendja e rrugës në fshatin Gjuras, komuna Shupenzë, Bashkia Bulqizë, me kryetare Festime Mjeshtrin. 2 kilometra rrugë nuk i hedhin dot as 1 kamion zhavorr. S’kam çfarë të shkruaj më shumë, shikoni vetë pamjet. Nga neglizhenca, të rinjtë kanë dalë vetë ta rregullojnë rrugën me krahë", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit