Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar gjendjen e rënduar të Plazhit të Vjetër, ku prej kohësh bregdeti është pushtuar nga grumbuj të mëdhenj leshterikësh, të ngjashëm me mullarë kashte.
Në pamjet video të mbërritura në redaksi shihet qartë se i gjithë bregu është i mbuluar nga leshterikë, të nxjerrë nga deti si pasojë e zbatices. Megjithatë, ndonëse pastrimi dhe mirëmbajtja e plazheve janë detyrë e Bashkisë Vlorë, asnjë masë nuk është marrë deri tani.
Mesa duket, Bruna e Vlorës ende nuk e ka vënë re këtë 'fatkeqësi natyrore', duke lënë një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit në mëshirë të fatit. Mungesa e reagimit institucional po kthen plazhin në një pamje të shëmtuar për banorët dhe turistët të cilët e vizitojnë Vlorën edhe gjatë stinës së dimrit për të shijuar pamjen e mrekullueshme që dhuron bregdeti i Jonit.
Në kë pikë mesa duket, deti që i nxori do t'i marrë sërish mbrapsh leshterikët që kanë zaptuar bregun.