U kap me armë në Rinas teksa po shkonte në Itali, 30-vjeçari: S’e di kush e ka futur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 11:53

Personi në foto është Halil Hysaj, 30-vjeçari që u arrestua në aeroportin e Rinasit pasi në çantën e krahut iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Hysaj, rezident në Itali, ishte në dalje të Shqipërisë dhe po udhëtonte drejt shtetit fqinj, kur arma u zbulua gjatë kontrollit të bagazheve dhe u sekuestrua.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka mohuar të kishte dijeni për armën, duke pretenduar se dikush tjetër ia kishte futur në çantë pa e kuptuar. Pavarësisht kësaj, autoritetet dyshojnë se 30-vjeçari po tentonte të trafikonte armën drejt Italisë, ku dyshohet se do ta shiste.

Nga të dhënat hetimore rezulton se Halil Hysaj ka precedentë penalë dhe ka qenë i arrestuar më parë në Itali për plagosje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “trafikim të armëve dhe municionit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit