Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës në Tiranë! “Urdhrin e dha halla e Lorenës së ASHK”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.01.2026, 11:32

Pas vendimit për “shkrirjen” e Kadastrës së Vlorës dhe zhvendosjen e saj në Tiranë, 55 punonjës kanë nisur protesta brenda ambienteve të institucionit dhe kanë firmosur një peticion kundër këtij vendimi. Ata u njoftuan më 23 janar, ndërsa mbyllja e strukturave vendore në Vlorë u vulos nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli. Vendimi hyn në fuqi më 1 shkurt 2026 dhe justifikohet me “përmirësimin e organizimit të punës” dhe “rritjen e eficencës”.

Megjithatë, përveç kundërshtimit zyrtar të punonjësve, ka reaguar edhe një qytetare, e cila hedh akuza të forta duke pretenduar se vendimi nuk lidhet me eficencën, por me ndikime familjare dhe emërime të njëanshme. Sipas saj, Renata Goxhobelli, halla e Lorenës, drejtueses së institucionit dhe punonjëse prej 10 vitesh, ka pasur rol kyç në vendimmarrje dhe në emërimet brenda institucionit, duke favorizuar persona të caktuar dhe duke mos pranuar stafin aktual. Sipas qytetares ajo e ka dhënë urdhrin.

"Pershendetje JOQ! Nuk është për punën, por me urdhër të hallës së Lorenës, e cila punon aty prej 10 vitesh. Renata Goxhobelli është ajo që u vendos punonjësve emërimet. Asaj nuk i pëlqen stafi dhe, me urdhrin e saj, është bërë drejtor Albion Koçi, ndërsa motra e tij, Erjeta Koçi, është shefe e legalizimit në zonat turistike. Këta janë dy krahët e djathtë të zonjës Renata Goxhobelli", shkruan qytetarja në denoncimin e saj për JOQ Albania.

Qytetarja pretendon se me urdhër të saj është emëruar drejtor Albion Koçi, ndërsa motra e tij, Erjeta Koçi, është vendosur si shefe e legalizimit në zonat turistike, duke i cilësuar ata si “dy krahët e djathtë” të Renata Goxhobellit. Këto pretendime shtojnë dyshimet mbi arsyet reale të zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës, ndërsa punonjësit kërkojnë rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe vijimin e funksionimit normal të institucionit në qytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit