600 euro qiraja çdo muaj, përmbyten zyrat në agjencitë doganore në Portin e Durrësit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.01.2026, 10:51

Një qytetar ka denoncuar përmbytjen e zyrave të agjencive doganore në Portin e Durrësit, ngjarje e ndodhur ditën e sotme.

Sipas tij, përmbytja ka ardhur si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes dhe përgjegjësisë nga administrimi i godinës.

Qytetari shprehet se qiratë për këto ambiente arrijnë deri në 600 euro, ndërkohë që kushtet janë të papranueshme. Ai thekson se nga ana e administratës u është komunikuar se, nëse nuk janë dakord me kushtet, mund të ndërpresin kontratën.

Sipas qytetarit, godina është trekatëshe dhe uji vjen nga kati i dytë, ndërsa kjo situatë nuk është hera e parë që përsëritet. Si pasojë, tavanet janë dëmtuar rëndë, në disa ambiente kanë rënë fasadat, ndërsa në katin e parë, të dytë dhe në korridoret e zyrave vërehen dëme të konsiderueshme. Në pamjet e siguruara, duken qartë kompensatat e hapura dhe dëmtimet strukturore.

Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse dhe marrjen e masave ndaj përgjegjësve, pasi situata paraqet rrezik për sigurinë dhe vijimin normal të punës.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje ! Lutemi nese keni mundesi te shperndani videon ne portin e durresit , zyrat e agjesive doganore, esht permbytur diten e sotme.pa pik pergjegjesie qirat nga 600 euro . ku thojn nese nuk ju pelqejn kushtet tona prishni kontraten dhe beni ca te doni

Asnje zgjidhje , asnji procedim per kto hajduta. ndertesa esht 3 katesh , nga kati i2 vjen uji nuk esht hera e par qe ndodh. Tavanet jan cop cop. ne katin e par ne katin e 2 dhe zyrat brenda korridoret kan ren fasadat qe shikoni ne video jan hapur kompesatat

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit