“Shtëpi bari” në superstradën Lezhë-Laç, sekuestrohen armë, municion, kanabis dhe kokainë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.01.2026, 10:55

Një operacion antidrogë është zhvilluar gjatë orëve të natës në qytetin e Lezhës, ku është zbuluar një magazinë e përshtatur për kultivimin e kanabisit me ndriçim artificial.

Sipas burimeve zyrtare, magazina ndodhej pranë superstradës Lezhë–Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit. Gjatë kontrollit në ambientet e saj janë gjetur qindra bimë kanabisi, si dhe pajisje të përdorura për kultivim, përfshirë llamba ndriçimi, sisteme ajrosjeje dhe elementë të tjerë teknikë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe armë zjarri dhe municion, që dyshohet se përdoreshin për ruajtjen e aktivitetit të paligjshëm.

Mësohet se në pranga kanë rënë babë e bir dhe një punonjës i OSHEE, të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa pesë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe zbardhjen e aktivitetit kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit