Banorët e Pogradecit raportojnë se gjendja e rrugës drejt fshatit të njohur Peshkëpi është katastrofale. Rruga është e degraduar dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje për mirëmbajtje deri më tani, duke e bërë kalimin shumë të rrezikshëm për automjetet dhe komunitetin lokal.
Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe kërkojnë që Bashkia me kryetar Ilir Xhakollin, të shtrojë rrugën, duke theksuar shqetësimin për sigurinë dhe qarkullimin në këtë zonë.
“Përshëndetje JOQ! Gjendja e rrugës Pogradec drejt fshatit të njohur Peshkëpi është një katastrofë e vërtetë. Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje deri tani dhe ndihemi shumë të shqetësuar. Ju lutemi të ndërhyhet sa më shpejt. I bëjmë thirrje Bashkisë të na shtrojë rrugën,” shkruan qytetari.