Raporti i Tranzicionit 2025–26 i BERZH tregon se emigracioni në Shqipëri vazhdon të jetë shqetësues. Vendi ka humbur rreth 40% të popullsisë së vitit 1990 vetëm nga largimet neto, ndërsa shtesa natyrore e ka zbutur vetëm pjesërisht këtë humbje.
Kjo ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike, duke zvogëluar PBB-në për frymë për rreth –0.2 pikë përqindje në vit dhe duke parashikuar efekte edhe më të thella në dekadat e ardhshme. Një shqetësim i veçantë është ikja e trurit, rreth 23% e shqiptarëve me arsim të lartë kanë emigruar, ndërsa vetëm 2–3% e tyre kthehen.
Ky fenomen pengon modernizimin e ekonomisë dhe krijon një cikël vicioz, ku mungesa e profesionistëve dobëson rritjen dhe e bën vendin pak tërheqës për talente nga jashtë. Raporti sugjeron masa për të tërhequr profesionistët e kthyer, përmirësuar klimën e biznesit dhe rritur investimet e kapitalit njerëzor.
Pa këto politika, emigracioni pritet të vazhdojë të frenojë rritjen ekonomike për të paktën tre dekada, duke vendosur presion mbi tregun e punës dhe skemat sociale.