Kryebashkiakja e Vlorës Bruna nderon Ismail Qemalin me papuçe

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.01.2026, 23:38

Në kuadër të 107-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit në Vlorë u zhvilluan homazhe përkujtimore pranë varrit monumental të themeluesit të shtetit shqiptar.

Në ceremoninë solemne morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, kryetarja e Bashkisë Bruna Mersini, si edhe përfaqësues të tjerë të institucioneve dhe personalitete të jetës publike, të cilët nderuan figurën dhe veprën e Ismail Qemalit.

Kjo e fundit i ka bërë një homazh special Ismail Qemalit, personazhit që shefi ia personifikon me veten dhe i detyron t'ia varin fotografinë në zyra...

Nëse Emiejana Sako shkon të inspektojë përmbytjet e atlete të bardha, Mersini i kryen homazhet për Ismail Qemalin me papuçe.

Veshja e kryebashkiakes së Vlorës është komentuar gjerësisht në rrjet dhe ky detaj s'ka kaluar pa u vënë re...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit