Një person goditet nga dy të tjerë me shkelma kokës teksa është i shtrirë në mes të rrugës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.01.2026, 23:57

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon një skenë dhune, e cila sipas qytetarit që ka dërguar pamjet, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, në zonën e Yzberishtit, në Tiranë.

Në pamje shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa dy persona të tjerë e godasin me grushte dhe shkelma, në një moment kur ai ndodhet në tokë. Sipas dëshmitarit që ka filmuar ngjarjen, njëri prej personave dyshohet se ka regjistruar vetë aktin e dhunës me telefon.

Qytetari tregon se ka pasur fillimisht një debat verbal, i shoqëruar me të bërtitura, për rreth pesë minuta, para se situata të përshkallëzohej në dhunë fizike. Sipas tij, i riu i dhunuar mbeti pa ndjenja në rrugë, derisa një person tjetër ndërhyri dhe e futi me vështirësi në një automjet.

Nga informacioni i përcjellë nga dëshmitari, dyshohet se i riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me këtë ngjarje dhe nuk dihen motivet që çuan në konflikt.

JOQ Albania e publikon këtë video si denoncim qytetar, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga autoritetet për sqarimin e rrethanave dhe verifikimin e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit