‘Zonja e hekurt’ Bruna Mersini ultimatum tregtarëve: 3 ditë kohë të largoheni!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.01.2026, 20:53

Bashkia e Vlorës, nën drejtimin e Brunilda Mersinit, ka dhënë një ultimatum të paprecedent për tregtarët e Tregut Industrial, duke u kërkuar që brenda vetëm tre ditësh të largohen nga ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim merret për të hapur rrugë një projekti të ri tregu, por ai është marrë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë konsultë paraprake me komunitetin e prekshëm.

Tregtarët, të cilët mbështeten ekonomikisht nga aktiviteti në këtë treg, shprehen të shqetësuar dhe të pakënaqur për mënyrën e menaxhimit të situatës. Ata theksojnë se nuk u është ofruar asnjë alternativë për zhvendosje dhe paralajmërojnë se vendimi rrezikon drejtpërdrejt jetesën e dhjetëra familjeve që jetojnë dhe punojnë në këtë treg.

Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta brenda tregtarëve, të cilët kërkojnë një takim të hapur me autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme. Disa prej tyre paralajmërojnë protesta për të mbrojtur të drejtat e tyre ekonomike, duke theksuar se një vendim i marrë pa konsultim mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin e jetës së përditshme dhe të ardhmen e biznesit të tyre.

Ata kërkojnë që Bashkia e Vlorës të ofrojë një plan konkret për zhvendosjen e tregtarëve dhe sigurimin e një zgjidhjeje që nuk do të dëmtojë ekonominë familjare të dhjetëra familjeve të prekura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit